Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka zhvilluar një operacion special në disa fshatra në kufi me Republikën e Kosovës, ka thënë sot zëdhënësi i Ministrisë, Toni Angelovski.
Mediet maqedonase kanë raportuar sot herët se Ministria e Brendshme në përkrahje të një numri të madh të policëve kanë kryer një operacion përgjatë kufirit, në të cilin thuhet se janë përfshirë edhe helikopterët ushtarakë, transmeton Koha.net.
“Ne jemi në ngjarje te katundi Matejce. Ministri Spasovski do të raportojë për qëllimet dhe rezultatet e operacionit në një konferencë të veçantë”, ka thënë Angelovski për RIA Novosti.
Sipas televizionit Telma, disa emigrantë që ishin bllokuar për disa ditë nga një grup i armatosur e i panjohur janë gjetur gjatë operacionit.