Deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj ka porositur dy kapele kaubojsish të dedikuara për kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Meta.
Fotot e kapelave që janë bërë në Itali nga vëllezërit Gjata në Montappone. Ato me pas janë publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” të Eduart Ndocajt, i cili shkruan se kapelat janë të personalizuara.
Ndocaj dëshiron që t’ia dhurojë kapelën Ilir Metës, me rastin e 47-vjetorit, ndërsa Ramës me rastin e fitores absolute në referendum.





