Hetimet e Prokurorisë për koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë janë ende në zhvillim, edhe pse janë regjistruar si procedim penal pa asnjë emër konkret.
Gazeta “Shqip” shkruan se gjatë hetimeve, është zbuluar se në kontratat e koncesioneve nuk është firma e ministrit Ilir Beqaj, por firma e dy zëvendësministrave, Milva Ekonomi që tashmë është ministre e Financave dhe e Klodjan Rrjepaj. Për këtë arsye, Ikonomi dhe Rrjepaj do të merren në pyetje gjatë ditëve në vijim.
Edhe pse hetimet për Ministrinë e Shëndetësisë janë quajtur dosja “Beqaj”, asnjë emër konkret nuk është shënuar në procedimin penal. Gjithashtu, akuza për korrupsion është rrëzuar dhe kanë mbetur vetëm dy akuzat shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.





