Producentja e “Barbie” dhe drejtuesja e Mattel Studios, Robbie Brenner, kanë konfirmuar mundësinë e vazhdimit të suksesshëm të filmit duke sqaruar se ende nuk është caktuar një datë konkrete.

“Të gjithë duam të shohim vazhdimin e Barbie-t. Edhe unë dua ta shoh. Jam e sigurt se, një ditë, do të ketë”, u shpreh Brenner gjatë Festivalit të Filmit në Toronto.

Ajo pohoi se për momentin vëmendja është përqendruar te projekte të tjera, përfshirë një film të animuar për Barbie-n. Filmi i parë ka arkëtuar rreth 1.4 miliardë dollarë në mbarë botën. Duke kujtuar momentin e prezantimit të vizionit të filmit producentja Brenner tregoi se regjisorja Greta Gerwig kishte thënë se historia mund të jetë diku mes një palë këpucësh me taka të larta, duke nënkuptuar ndikimin e madh te shikuesit nëpërmjet përmbajtjes së filmit.

Suksesi i “Barbie” rriti besueshmërinë e producentëve dhe regjisorëve duke anashkaluar rreziqet për të marrë përsipër një zgjedhje të guximshme për “Barbie 2” ashtu siç kanë pohuar edhe protaganistët e filmit.