Babai i këngëtares Genta Ismajli është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto nga fëmijëria krah të atit dhe i ka kushtuar një dedikim prekës.

Në mesazhin e saj, Ismajli shpreh dhimbjen për humbjen e të atit, të cilin e quan “dritën e syve të mi” dhe “engjëllin tim mbrojtës”.

“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim.

Faleminderit për çdo përqafim, çdo këshillë dhe për dashurinë e madhe që vetëm ti dite të më japësh. Do të të kërkoj në çdo sekondë të jetës sime, në çdo hap e në çdo sukses timin, sepse ti do të jesh përgjithmonë engjëlli im mbrojtës.

Pusho në paqe BAB. Të dua dhe do të të dua gjithmonë!”, shkruan këngëtarja.

Screenshot_1