Një mësuese, pranë Shkollës 9-Vjeçare "Selim Alliu", në Peshkopi, është ndalua nga efektivët e Policisë së Shtetit, pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqet me litar duke rrahur një nxënës. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në tetor të vitit të kaluar, por videoja është publikuar vetëm tani në rrjetet sociale.

Sipas burimeve policore, mësuesja E. D., 27 vjeçe, ka dashur të trembë fëmijët, të cilët më herët ishin duke u rrahur me njëri-tjetrin. Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, mësuesja ka nxjerrë para dërrasës së zezë disa nxënës dhe u qëllon atyre me një litar tek këmbët. Në fund të videos, mësuesja merr litarin dhe ia vendos në fyt një nxënësi dhe në këtë moment filmimet mbarojnë.