Gazeta prestigjioze britanike “Telegraph” ka publikuar një hartë, në të cilën tregon shtetet që janë më të rrezikuara nga sulmet terroriste.
Sipas të dhënave, Shqipëria nuk është në nivelet më të larta dhe shqetësuese, por rreziku qëndron, duke qenë se për të parashikohet niveli i terrorit 2, i konsideruar nën nivelin mesatar.
Shtetet të cilat janë më të rrezikuara janë ato europiane, përkatësisht: Britania, Gjermania, Franca, Spanja, Rusia, por gjithashtu janë edhe shtetet e Afrikës Veriore etj.
Në rajon, Shqipëria paraqitet në të njëjtin nivel rreziku si Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa Greqia, Kroacia dhe Maqedonia janë më të rrezikuara.
Gazeta në fjalë ka përdorur për krijimin e kësaj harte edhe të dhëna nga Zyra e Ministrisë së Jashtme Britanike, e cila rankimin e shteteve e bën në varësi të këshillave se ku mund të udhëtohet, sipas niveleve e lartë, mesatare, nën mesatare dhe e ulët.





