Shqipëria ka diferenca të mëdha sa i përket sistemit të pensioneve, si në vlerë mesatare, ashtu edhe në shkallën e mbulimit. Ekspertë të pensioneve në Shqipëri vlerësojnë se edhe me ligjin e ri nuk i janë dhënë zgjidhje një sërë problemeve që kanë të bëjnë me deficitin e lartë ( rreth 1.7% të PBB-së), shkallës së ulët të mbulimit, apo faktit se gjenerohen kryesisht probleme minimale ( 65% e numrit total).

Naim Hasa, ekspert i kësaj fushe dhe administrator i një prej shoqërive që operojnë në tregun e pensioneve vullnetare, vë re se Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro.

E fundit, Shqipëria ( ka në krah vetëm Bosnjën) renditet edhe sa i përket shkallës së mbulimit që tregon vartësinë kontribuues-përfitues e që është 1.2 : 1.
Probleme ka edhe me ritmet e rritjes së vlerës së pensionit ( mesatarisht 7-8%) çdo vit dhe numrit të kontribuesve ( 2-3%). Sipas z. Hasa, pavarësisht ndryshimeve në ligjin për pensionet, Shqipëria vazhdon të vuajë nga një shkallë e ulët popullsisë së siguruar rreth 35%.

/Revista Monitor