Për ritin e Pashkëve të larjes sëkëmbëve Papa Francesko ka zgjedhur njëvend shumë te vëcante në Castelnuovo di Porto, pranë Romës.Qendra e refugjatëve, ku shkoi Ati i Shenjtë për të përkujtuar ka rreth 900 azilkërkues, shumica myslimanë dhe është një nga më të mëdhatë në Itali. Drejtori i saj tashmë është Akram Zubaydi palestinez.
Refugjatët e qendrës nëfillim nuk e besuan që Papa Francesku do të shkonte dhe mendonin se po talleshim me ta. Por, kur e kuptuan se ishte e vërtetë, shpërthyen në gëzim e pamë sy plot lot. Për të mos folur për 12 personat, që u zgjodhën për larjen e këmbëve. Njëri prej tyre, mysliman, më tha: “Po më duket vetja më i madh se Obama, që Papa, njeriu më i rëndësishëm i botës, njeriu më i mirë i botës, vjen të më lajë këmbët!”. Edhe myslimanët e Qendrës janë të lumtur për meshën me Papën, sepse kanë një devocion të veçantë për të. E kanë shprehur shpesh. Për shembull, më 17 janar, me rastin e Jubileut të emigrantëve, erdhën me ne në Lutjen e Engjëllit të Tënzot edhe 200 të rinj myslimanë, kaluan Portën Shenjte e morën pjesë në meshë me emocion. Myslimanë janë edhe të rinjtë pakistanezë, që bënë një flamur shumë të bukur me të gjithë flamujt e kombeve të pranishme në Qendër e me shkrimin: “Faleminderit Papa Françesku”.