Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga Kosova, po qëndronte në këmbë kur u përplas në mënyrë të papritur nga një drejtues kamioni.
“DurrësLajm” mëson se ai ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





