Menjëherë pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të legjendës Johan Cruyff, kanë reaguar kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.Ata kanë dërguar mesazhe ngushëlluese për familjarët dhe tifozët e legjendës së futbollit. "Muzika ndryshoi pergjithmone fale Bitellsave nga Liverpuli dhe mitikut Xhon Lenon, futbolli ndryshoi pergjithmone fale Bitellsave te Ajaksit te Amsterdamit dhe mitikut Johan Krujf!Respekt per njeriun qe e beri futbollin te gezueshem si rock&roll-i! U prehte ne paqe…", ishte mesazhi i Ramës në Facebook. “Futbolli humbi sot legjendën e tij, holandezin fluturues. Ngushëllime familjes dhe gjithë tifozëve portokalli në botë. Për ne që jemi rritur me Krujfin ky është një lajm i dhimbshëm”, citon Ilir Meta.
Rama dhe Meta mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Johan Cruff
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksionet e Apple bien pas rritjes së çmimeve nga kompania
Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit Bobby J. Brown
Masa të shtuara për sezonin turistik, kryepolici Hita nga Durrësi: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë, do verifikojmë në TIMS për të huajt
Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër/ Dy të arrestuar dhe një në kërkim, policia sekuestron kallashnikov dhe tritol





