Qytetarët në Janinë janë tmerruar pasi kanë hapur një kuti që e kanë gjetur në rrugë dhe brenda saj kanë gjetur një gjymtyrë njerëzore, konkretisht një këmbë të prerë.

Mediet fqinje shkruajnë se kalimtarët e rastit pas tronditjes që pësuan njoftuan policinë. Paketimi i veçantë dhe shumë i kujdesshëm i kutisë, sipas oficerëve të policisë me përvojë të Sigurimit të Janinës që kanë ndërmarrë hetimin e rastit, të dalin në përfundimin se ato ishin mbeturina të një spitali.

Ndërkohë hetimi është duke vazhduar derisa të konfirmohet se kemi të bëjmë vërtetë me mbeturina të një spitali edhe për të gjetur kamionin nga i cili ra kutia, e nga cili spital e ka marrë.