Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në gjimnazin“Ismail Qemali” në Shkodër, ku një mësuese fizkulture ka humbur jetën teksa jepte mësim.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se mësuesja me iniciale A.K., 50 vjeçe, ka mbërritur pa jetë në urgjencën e Shkodrës.
Nga verifikimet paraprake të ekspertizës policore rezulton se ajo ka pësuar infarkt.
Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje vijojnë ende hetimet, ndërsa po merren dëshmitë e nxënësve.





