Pak orë pas sulmeve terroriste të Brukselit, grupi militant i Shtetit Islamik ka publikuar një komunikatë për shtyp në gjuhën shqipe.
Duke u krenuar për sulmet terroriste në Belgjikë që tronditën mbarë botën, dhe duke i cilësuar ato si “të bekuara”, në faqen e quajtur “Shteti Islam”, paralajmërohen ditë të zeza dhe shkatërruese ndaj atyre që luftojnë kundër Islamit dhe Shtetit Islamik.





