Policia e Shtetit në Durrës ka arrestuar gjatë persona dhe ka bllokuar një sasi prej 20 kg lëndë narkotike, të llojit Cannabis sativa. Sipas burimeve zyrtare policore, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Greps", ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të gjashtë shtetasve, konkretisht Y. T., 33 vjeç, banues në Larushkë, A. T., 27 vjeç, banues në Larushkë, G. T., 37 vjeç, banues në Greps, I. K., 31 vjeç, banues në Tapizë, G. R., 47 vjeç, banues në Mafsheq, dhe E. M., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, sot, në fshatin Greps, Nikel, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. T., ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e tjerë të arrestuar, u kapën në flagrancë duke paketuar një sasi prej 20 kg lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës.





