Duket se dy mikeshat i kanë shpallur ‘luftë’ njëra-tjetrës me postimet në Instagram.
Arabna njihet si e pasionuar pas gatimit por kohët e fundit edhe pas ushqimit të shëndetshëm, për shaka të linjave dhe kujdesit për trupin, pas lindjes së djalit të saj Jon. Ndërsa Xhemi e kujdesshme por ndonjëherë edhe ‘gabon’.
E ndërsa Xhemi tundohet gjithnjë nga ëmbëlsirat, Arbana mundohet ti qëndrojë larg.
Një foto e publikuar nga Arbana në Instagram duket se është bërë shkak për fillim e ‘luftës’ së tyre. Arbana publikon në foto përbërësit e një smoothi jeshil me dixhiturën: “Mëngjes kampionësh” duke ua bërë tag miqve të saj, Eno Popi dhe Xhemi Shehu. Pak orë më vonë, kësaj të fundit i erdhi radha shpejt “për të marrë hak.”
Xhemi, poston një foto ku dy mikeshat duken të ulura në një bar. Ndërsa Xhemi është duke shijuar gjithë qejf tortën, Arbana e shikon me zili, aq sa nuk duket më e sigurt nëse do të vijojë ta mbajë premtimin për të ruajtur linjat perfekte fizike.