Efektivët e Policisë Gjyqësore që ishin të pranishëm në kofliktin mes fisit Cali dhe fisit Prenga, në Lagunën e Patokut, kanë dëshmuar në gjyqin e deputetit Armando Prenga. Kanë qenë efektivët Gjon Kola, Lutfi Hima dhe Agim Vathaj, të cilët kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në derën e Komisariatit të Kurbinit, ku ishin më shumë se 20 persona. Fillimisht ata debatuan me njëri-tjetrin dhe më pas ka pasur të shtëna pistolete dhe automatiku, dëshmuan efektivët në Gjykatën e Lartë.

Policët dëshmuan më pas se nuk kishin arritur të merrnin dot kallëzimin e Gjok Calit në Komisariatin e Kurbinit për shkak se jashtë nisën krisma armësh, por ata thonë se nuk e kanë parë deputetin Armando Prenga.