Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deklaroi sot gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se, fakti që shumë xhihadistë në luftën e Sirisë janë shqiptarë, na bën të rrezikuar ndaj terrorizmit.

“Është e vërtetë që jemi të rrezikuar nga rreziku i terrorizmit, për sa kohë kemi qenë në gjendje të eksportojmë luftëtarë të huaj. Kjo është një situatë ku rreziku mund të na vijë mbrapsht”, u shpreh Tahiri.

Megjithatë, ministri shtoi se nuk ka vend për panik në këtë situatë, duke evidentuar harmoninë fetare mes komuniteteve të ndryshme.