Një detaj interesant u zbulua mbrëmë gjatë emisionit “Opinion”. Në një lidhej telefonike nga Brukseli, gazetarja Erisa Zykaj tha se avokati i Salah Abdeslam, terroristit të arrestuar pak ditë më parë si koka e atentateve të 13 nëntorit në Paris, ka qenë edhe avokati i shqiptarit Altin Arapi, i dënuar me burg përjetë në vendin tonë si një nga anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Arapi që jeton si refugjat politik në Belgjikë është ankuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg se, si pasojë e veprimeve të shtetit shqiptar, iu mohua e drejta për të kundërshtuar qëndrimin në burg; nuk iu dha mundësia të mbrohej; iu shkel e drejta për t’u konsideruar si i pafajshëm derisa gjykata të vendoste të kundërtën dhe se gjyqi ndaj tij ka qenë i motivuar politikisht.

Ai përfaqësohej nga avokati G.H. Beauthier që punon në Bruksel, i cili mësohet se ka klient edhe terroristin Salah Abdeslam.