E nisur që në kohën e qeverisë “Berisha 2”, rruga Tiranë – Elbasan ende nuk ka përfunduar. Menaxheri i projektit Aksel Qorduka thotë se janë 13 km nga rrethrrotullimi i Mulletit deri në hyrje të tunelit, një segment rrugor i cili ne gjysmën e tij ka probleme teknike dhe ka pasur nevojë për para shtesë. Por, sipas tij, gjithçka pritet të përfundoje brenda vitit.
Ekspertët i kanë dhënë zgjidhje segmentit të vështirë në zonën e Ibës. Është rikonceptuar projekti pa ndryshuar gjurmën, por duke vendosur barriera me qellim parandalimin e rrëshqitjeve. Por, punimet ende s’kanë filluar. Qeveria ka siguruar edhe fondin e nevojshëm për përfundimin e plotë të kësaj vepre te rëndësishme rrugore.
Punimet për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan janë tejzgjatur, duke mbetur peng vetëm për mbylljen e 13 kilometrave. Zyrtaret e shpjegojnë këtë fakt me cilësinë e dobët të projektit, me mungesën e fondeve të nevojshme, por edhe me problemet e paparashikueshme që dalin gjatë zbatimit të kontratës në praktikë.