Në një takim që presidenti Bujar Nishani pati me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, vlerësoi se opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias do të ndihmojnë politikën shqiptare për të vijuar me përkushtim reformën në drejtësi për një gjyqësor eficent, llogaridhënës dhe të pavarur. Presidenti Nishani i kushtoi vëmendje të veçantë edhe afrimit të Kosovës me Këshillin e Evropës, çka, sipas tij, do të kontribuonte në përparimin dhe konsolidimin demokratik të Kosovës, si edhe në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit.
Në selinë e Këshillti të Europës, ku takoi sekretarin e përgjithshëm Throbjorn Jagland, presidenti Bujar Nishani vlerësoi rekomandimet që Komisioni i Venecias i dha politikës shqiptare për një reformë në drejtësi, që duhet të sjellë një gjyqësor për shqiptarët, të pavarur nga politika. "Pata edhe rastin të përcjell në emrin tim dhe atë të Institucionit të Presidentit të Republikës, edhe në emër të popullit shqiptar, të parlamentit shqiptar dhe të forcave politike, mirënjohjen tonë për Komisionin e Venecias, që na ka qëndruar pranë, duke e udhëhequr këtë proces të reformës gjyqësore me ekspertizën e tij të shkëlqyer dhe tani, aktorët shqiptarë, që janë të përfshirë në reformë, po punojnë ngushtësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias, të cilat janë udhërrëfyesit dhe mbi bazën e të cilave ne po punojmë që të realizojmë një reformë të vërtetë e të thellë për pasur një sistem gjyqësor efiçient, të përgjegjshëm, llogaridhënës dhe të pavarur," – tha presidenti Nishani.





