Sulmet terroriste të ndodhura sot në Bruksel kanë çuar në rritjen e vigjilencës dhe të masave të sigurisë edhe nga ana e autoriteteve shqiptare.

Në aeroportin “Nënë Tereza”, janë duke u ushtruar kontrolle të rrepta të gjitha bagazheve me aparatura dhe qen antieksploziv.

Burime nga policia e shtetit bëjnë të ditur se në ambientet e brendshme të aeroportit janë shtuar patrullimet e forcave të rendit.

Gjithashtu, pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme të FNSH-së, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ‘Nënë Tereza’”, thuhet në njoftimin e policisë.