Kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj, ka dënuar sulmet terroriste në Bruksel ku humbën jetën 28 persona.

Duke mallkuar të gjithë njerëzit që luftojnë në emër të terrorit, kreu i KMSH-së thekson se Islami do të thotë paqe dhe terrori nuk ka asnjë lidhje me të.

“Aktet terroriste dhe terrori ka goditur përsëri. Mallkuar qoftë terrori dhe gjithë aktet terroriste dhe të gjithë ata njerëz që luftojnë në emër të terrorit. Feja myslimane gjatë gjithë kohës e ka dënuar hapur terrorin dhe një fe që në sens Islam do të thotë paqe. Terrori nuk ka fe, nuk ka lidhje me fenë sidomos me fenë islame”, deklaroi Bruçaj.