Në Bruksel ndodhet edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili po merrte pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Balla shkruan se ndodhej fare pranë vendit ku ndodhën shpërthimet sot.
Balla përcjell këto pamje nga ngjarja e rëndë, ku siç pohon ai, pak sekonda dhe mund të kishte rezultuar fatale për jetën e tij.
“Brukseli nën sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva në stacionin e metrosë Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund të ishin fatale. Edhe aty shpërthim. Duhet më shume forcë për të goditur terrorizmin. Janë të pabesë!”, shkruan ai.





