Ambasada shqiptare në Bruksel bën të ditur se nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm në Bruksel, nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.

Ministria e Jashtme Shqiptare shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. “Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.