Uniformat blu të Tiranës kanë arritur të finalizojnë operacionin antidrogë të koduar “Body”, ku në pranga kanë rënë dy persona dhe janë sekuestruar mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar brenda automjetit Mercedez Benz me targë AA 221 IS, që drejtohej nga shtetasi A. K., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia prej 561 gramë drogë heroinë.
Në momentin e kapjes në flagrancë nga policia, shtetasi R. B. ka tentuar të largohet, por është kapur disa metra larg automjetit. Ndërkohë, në banesën e tij u gjet edhe një sasi tjetër prej 500 gramë heroinë.





