Në kuadër të bashkëpunimit për zgjidhjen e krizës së klandestineve dhe zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar mes BE dhe Turqisë, në ishullin grek Lesbos kanë mbërritur 18 zyrtarë turq. Ndërkohë, një ditë pas hyrjes në fuqi të paktit, në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet greke kanë mbërritur 1 662 refugjatë, dyfishi i numrit të djeshëm.
Të paktën 18 zyrtarë turq mbërritën në ishullin grek Lesbos të hënën, për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Ankarasë dhe Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës së klandestinëve, që ka çuar në kolaps pjesën më të madhe të vendeve europiane. Zyrtarët, burra dhe gra, të cilët do të punojnë bashkë me autoritetet greke, mbërritën në portin Mitilini me një traget turk pasagjerësh.
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, e cila ka për qëllim mbylljen e rrugës kresore që përdorin emigrantët për të mbërritur në vendet e pasura europiane, autoritetet thanë se 1 662 refugjatë kanë mbërritur në brigjet greke që në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, dyfishi i numrit të djeshëm. Sipas marrëveshjes së formosur nga Bashkimi Evropian dhe Turqia, të gjithë emigrantët që mbërrijnë në Greqi do të kthehen në Turqi pasi të jenë regjistruar dhe pasi kërkesat e tyre të jenë përpunuar nga autoritet.
Marrëveshja pritet të japë shpejt efektet e para, por njëkohëssht Greqia duhet të përshpejtojë përpunimin e kërkesave të azilit.
Në kuadër të ndihmës ndaj Greqisë, Bashkimi Eruopian ka premtuar ngritjen e një task force me 4000 persona staf, përfshirë gjyqtarë, përkthyes, rojet kufitare dhe të tjerët për të menaxhuar çdo rast veç e veç. Aktualisht, në Greqi ndodhen 50 mijë klandestinë.