Mijëra qytetarë italianë marshuan sot në qendër të Romës, pasi kundërshtojnë politikat e qeverisë së Matteo Renzi sa i takon privatizimeve dhe varfërisë. Në manifestimin e sotëm u mblodhën punëtorë, mësues, përkrahës të së drejtës “banesë për të gjithë”, sindikata që janë kundër privatizimeve, degradimit të pasurisë publike dhe shkurtimeve në shërbimet sociale apo largimeve nga banesat sociale.
Slogani kryesor i protestuesve ishte “Roma nuk shitet”. Forca të konsiderueshme policie mbajtën nën kontroll lëvizjet e tyre në kryeqytet. Kryeqyteti italian drejtohet që prej nëntorit, pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Marino për afera korruptive, nga një prefekt i emëruar nga qeveria për të garantuar menaxhimin e qytetit deri në zgjedhjet e ardhshme.