Dy persona të maskuar grabitën me dhunë një 21-vjeçar në zonën e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrëmenj, ku dy persona të maskuar janë futur në banesën e 21-vjeçarit A. J., e kanë goditur atë me sende të forta dhe i kanë marrë një sasi lekësh në banesë.

I riu ishte ai që kishte dëgjuar grabitësit, ndërsa në banesë mësohet se kanë qenë edhe prindërit e tij. Pas grabitjes, dy autorët janë larguar me makinë. Ndërkohë, Policia e Shtetit në Pogradec po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.