Detaje tragjike nga aksidenti u rëndë që ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta të mëngjesit të sotëm, në pazarin e qytetit të Milotit. Burime policore kanë bërë të ditur se dy persona kanë vdekur dhe të paktën gjashtë të tjerë të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit, ndërsa mësohet se edhe kanë mbërritur autoambulancat.

Dëshmitarët kanë thënë se një makinë u fut me shpejtësi në treg. Sipas burimeve policore, ngjarja ka qenë aksidentale, që do të thotë se drejtuesi i automjetit nuk kishte për qëllim të godiste ndonjë person të caktuar.

Sipas burimeve paraprake policore, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfundur duke shtypur njerëzit në pazar. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur.