Task Forca e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Shkodrës, mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Patrulla e Përgjithshme , gjatë 24 orëve të fundit kanë operuar në një operacion të gjërë në territorin e Qarkut të Shkodrës. Ndëshkime janë dhënë për tejkalim mbi normat e lejuara të  shpejtësisë,  për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, për parakalim të gabuar, për drejtim automjeti pa leje drejtimi, për mosvendosjen e rripin e sigurimit, për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit, etj.

Si rezultat i operacionit janë arritur këto rezultate: janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. B. për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe L. A. për drejtim automjeti pa leje drejtimi, janë pezulluar 36 leje drejtimi, 46 drejtues automjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese, dhe u vendosën 25 masa administrative për shkelje të ndryshme.