Të bësh bamirësi është gjëja më humane për çdo individ. Nuk është e thënë të shpenzosh shuma marramendëse për bamirësi, e rëndësishme është gjest dhe ndjenja që trasmetojmë.
Shumë nga personazhet e njohur të showbizz-it janë bërë pjesë të nismave të ndryshme bamirësi. Një pjesë e tyre kanë zgjedhur ta bëjë publike këtë veprim. Ja cilat janë ato të cilët kanë ndihmuar në kauza të ndryshme.
Motrat Vjollca, Floriana Garo
Prezantueset bukuroshe kanë qenë pjesë e listës së gjatë të donatorëve që i janë bashkuar aktivitetit të deputetes Esmeralda Shkjau, në ndihmë të Shtëpisë së Foshnjes në Durrës.
Noizy, Ardian Bujupi, Genta Ismajli
Këngëtarët kanë dhënë një koncert bamirësie në vitin 2012 dhe paratë u mbledhura u përdorën për fëmijët bonjakë. Ndërkohë Noizy është një nga artistët më të angazhuar. Ai njihet për kontributet e tij të shumta. Në vitin 2013 këngëtari organizoi një koncert në Preshevë për të ndihmuar në shërimin e një vajzë të vogël. Por shpeshherë ai ka ndihmuar dhe jetimoren e qytetit të Durrësit.
Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj, Rati
Të tre kanë ndihmuar vogëlushin Leo të ecë sërish. Ai kishte bërë 4 operacione dhe kishte nevojë dhe për një tjetër shumë të kushtueshëm. Të tre artistët kontribuan për shërimin e tij.
Armina Mevlani
Menjëherë pas pjesëmarrjës në “Dancing with the stars”, Armina iu përkushtua ndihmës që dha për Henrin, djaloshin i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë t’i nënshtrohej një operacioni.
Tuna dhe Cozman
Çifti i show biz-it shqiptar ka qenë pjesëmarrës në një ankand në Londër, fitimet e të cilit shkonin në mbështetje të djaloshit shqiptar Omerit, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Tuna ka ofruar 8 mijë euro.
Elvana Gjata
Midis të famshmëve që mbështetën koncertin për mbledhjen e fondeve që do t’i dhuroheshin personave që nuk shikojnëishte dhe Elvana. Aktiviteti u inicua nga një nga miqtë e saj më të mirë, Emiljano Lule.
Vesa Luma
Vesa, që së shpejti bëhet nënë, është njëra nga artistet që gjithashtu ka kënduar për bamirësi. Ajo ka qenë e ftuar në një koncert në Slloveni sëbashku me artistë të tjerë ballkanikë.
Soni Malaj
Edhe Soni e ka përdorur famën e saj në shërbim të ndihmës për familjet e varfra. Ajo ka marrë pjesë në emisionin “Fundjavë ndryshe”, ku e shoqëruar nga vajza, ka dhuruar ushqime në familjet në nevojë.
Blendi Salaj
Blendi dhe stafi i “Klubit të mëngjesit” organizojnë çdo fundvit maratonën e mbledhjes së dhuratave për fëmijë në nevojë.
Valdrin Sahiti
Valdrini zgjodhi punën e tij krijuese si mjet për të ndihmuar vajzat e fshatit SOS në Kosovë. Ai dhuroi në ndihmë të tyre fitimet që mblodhi nga shitja e 25 fustaneve.
Aurela Hoxha
Aurela ka qenë midis të mbështetësve të kauzës “një shtëpi, shumë zemra” nga komuniteti i LGBT dhe fondet e mbledhura shkuan në hapjen e rezidencës së parë për të rinjtë LGBT.
Lori Hoxha dhe Arbana Osmani
Të gjitha veshjet që Arbana veshi gjatë prezantimit të Big Brother 7, u nxorrën në shitje. Më pas prezantuesja Arbana dhe Lori Hoxha udhëtuan drejt Kosovës për t’i dorëzuar paratë në familjen e Agnesa Kondirrollit, e cila vuante nga një melanomë në lëkurë dhe kishte nevojë të vazhdonte seancat e kimioterapisë.
Aurela Gaçe
Kur Aurelës i kërkoi ndihmë drejtoresha e një shkolle në Vlorë, ajo nuk hezitoi për të qenë pjesë e një koncerti bamirësie së bashku me shumë këngëtare të tjerë vlonjatë.