Pas ceremonisë së shpërndarjes së çertifikatave për menaxherët e transportit, e cila do të njihet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ministri i transportit dhe infrastrukturës Edmond Haxhinasto bëri me dije se janë hapur ofertat për mirëmbajtjen e rrugës Durrës-Kukës, por ishin në pritje të ofertave më serioze.
“Jemi në pritje të ofertave serioze, – theksoi ministri Haxhinasto. – Ky është një zhvillim pozitiv dhe tregon se cilësia është parësore në transport. Operatorët shqiptar në transport kanë ndjeshmëri në cilësi. Tregu ynë po integrohet gjithmonë dhe më shumë në tregun ndërkombëtar.”
Mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës është përcaktuar që të kryhet me konçesion, por ofertat e deritanishme nuk kanë qenë të atilla sa për të përmbyllur proçesin, duke sjellë dështimin e tij të vazhdueshëm.