Një video sherri mes femrash është postuar orët e fundit në Twitter, ku tregohet se si një vajzë me ngjyrë rreh një të bardhë, pasi kjo e fundit i tha “zezake”.
Klipi tregon dy vajza adoleshente duke u zënë me fjalë në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një moment, vajza e bardhë dëgjohet t’i thotë “zezake” asaj me ngjyrë, e cila quhet Aleyah.
Në këtë çast Aleyah tërbohet: “Kujt i the zezake???” Përgjigja: “Ty!”
Menjëherë vjen grushti i thatë në fytyrë nga ana e vajzës me ngjyrë, e cila vazhdon ta grushtojë të bardhën edhe pasi kjo ka rënë në tokë.
Vetëm një vajzë aty pranë ndalon dhunën e egër, duke shpëtuar vajzën që kishte ndezur inatin e Aleyah-s me fjalën zezake.