“Është e thjeshtë, janë të rinj, të aftë dhe gallatë. Kanë më shumë pasion, dhe jo vetëm në dhomën e gjumit.” Është ky rrëfimi i 56-vjeçares, e cila ka pas shpine dy martesa të dështuara.
Britanikja Gaynor Evans, pretendon të ketë fjetur me më shumë se 100 djem të rinj, me të cilët është njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, raporton “Balkanweb”.
56-vjeçarja shprehet se marrëdhëniet seksuale me djem të rinj e bëjnë të ndihet seksi dhe e fuqishme. Ajo thotë se përzgjedh meshkuj nga mosha 25 deri në 35 vjeç , pasi seksi me ta i ka dhënë impulse të reja dhe e ka rinuar.
Gaynor Evans, gjyshe e tre nipave dhe mbesave, shprehet se seksi me djem të fuqishëm i ka sjellë përfitime të dukshme