Gjatë debatit në emisionin “Opinion” për ligjin për mediet online, ministrja për Inovacionin Milena Harito i është drejtuar gazetarit Çim Peka me fjalët: “Ligji që është bërë në kohën e qeverisë tuaj…”

Kaq ka mjaftuar që Peka të revoltohet dhe t’i kërkojë llogari ministres Harito, se kur ai ka qenë ndonjëherë në qeveri.

“Kur kam qenë në qeveri unë?! Në qoftë se ke ardhur të flasësh si Rama, fol si Rama. Në qoftë se do të merresh me etikën e grave, ik fol me Ramën njëherë.”

Në këtë kohë, Harito i kërkon që të flasin me numrin shumës, që Peka t’i drejtohet me “ju”.

“Ju gënjeni sapo fillon emisioni dhe ky është turp. Dhe pastaj kërkon dinjitet”, i është drejtuar gazetari Peka ministres Harito.

Duke këmbëngulur se kur ka qenë ndonjëherë në qeveri, Harito i thotë që gjatë qeverisjes Berisha, vëllai i Pekës ka qenë zëvendësministër, por Peka i revoltuar i thotë që kjo s’ka asnjë lidhje me të.

“Ndërsa ti je e Enver Hoxhës dhe po të bëjmë lidhje me familjarët ty duhet të të vijë turp që vjen këtu zonjë”.