Të shumta janë rastet që kemi dëgjuar ku kafshët zhvillojnë fëmijët dhe kujdesen për to si njerëz. Mjaft video në internet na e vërtetojnë këtë terori. Edhe në rastin tonë do të njiheni me macen e cila kapërceu fobinë e vajzës 6-vjeçare e cila vuante nga autizmi. 

6-vjeçarja autike, Iris Grace Halmshaë, ka nisur të flasë dhe ka dalë nga bota e saj e mbyllur. Ajo kishte shumë frikë nga uji, madje e kishte mankth të lahej në vaskë apo në pishinë. Por fal maces së saj vajza e ka kaluar këtë frikë, duke e kthyer fobinë e saj në kënaqësi. Tashmë vogëlushja noton bashkë me macen, dhe lahet me të në vaskë.

Nëse më parë për nënën e 6-vjeçares Iris ishte një makth të lante të bijën, sot vajza e ka kaluar frikën falë maces së saj, që nuk i ndahet në asnjë çast.