Event për prezantimin e aplikacionit dixhital me të ri për promovimin e Trashëgimisë Kulturore Nënujore falë projektit MeDryDive, financuar nga programi COSME i Komisionit te Evropës.
Bashkia Kavajë të mërkurën, më 28 prill 2021 në 10:00 do të mbajë eventin kombëtar në kuadër të projektit MeDryDive. Eventi synon prezantimin e projektit MeDryDive dhe Lojën virtuale 3D “Dive in the Past” me fokus promovimin e trashëgimisë kulturore nënujore dhe krijimin e destinacioneve të qëndrueshme turistike për vendet prane brigjeve të Detit Mesdhe.
Për shkak të masave kufizuese nga pandemia e Covid-19, aktiviteti përmbylles i këtij projekti 2-vjeçar do të zhvillohet me një numër të kufizuar personash nga grupet e interesit si njerëz me interes në fushen e kulturës dhe trashëgimise kulturore nënujore, në fushen e turizmit, teknologjise dixhitale dhe inovacionit.
Eventi kombëtar “MeDryDive” do të përqendrohet në temat e mëposhtme:
1. Teknologjitë dhe qasjet për promovimin e siteve të trashëgimisë kulturore nënujore të arritshme
2. Teknologjitë e zhytjes në të shkuaren për ta bërë trashëgiminë kulturore nënujore të arritshme për të gjithë.
3. Shembuj të promovimit dhe mbrojtjes së vendeve të arritshme të trashëgimisë kulturore nënujore.
4. Përgjigja e publikut për promovimin e vendeve të arritshme të trashëgimisë kulturore nënujore përmes aplikimit të teknologjive të reja.
Për më tepër, do të prezantohet edhe loja edukative virtuale qe i përket zhanrit “Lojë Serioze” e titulluar “Zhytje në të kaluarën”, ku arkeologjia nënujore shndërrohet në një video-loje e krijuar me qëllimin e krijimit te një produkti turistik ndërkombëtar që paraqet trashëgimine arkeologjike nen ujore në një rol udhëheqës, duke promovuar ndërgjegjësimin për mbrojtjen e saj dhe zgjerimin, gjithashtu afrimin e të rinjve me Trashëgiminë Kulturore Nënujore.
Zhytje në të kaluarën është e përshtatshme për fëmijë dhe prindërit e tyre dhe përpajisjet Android dhe iOS mund të shkarkohet falas, në gjuhen italiane dhe angleze. Kjo lojë është zhvilluar nga 3D Research me bashkëpunimin e partnerëve të tjerë në projekt si Greqia, Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Mësoni më shumë rreth projektit dhe lojës serioze uke vizituar adresat zyrtare si më poshtë.
MeDryDive Project website: https://medrydive.eu/
The news of the approval of MeDryDive project on European Commission website:
https://ec.europa.eu/easme/en/news/seven-cosme-projects-are-putting-european-tourism-map-0
The MeDryDive project on FB: https://www.facebook.com/MeDryDive/?ref=page_internal
Dive in the Past on FB: https://www.facebook.com/diveinthepastgame





