Dyshonin se ishte shtatzëne por ishte e prekur nga kanceri. Bëhet fjalë për një 22-vjeçare e cila ndërroi jetë, për shkak të pakujdesisë së mjekut, i cili mori një tumor 12-centimetërsh për fetus.

Grimierja Demi Wright nisi të ndiente dhimbje në anë të barkut në nëntor të 2015-ës. Pasi vizitës tek doktori, ai kuptoi se ishte në pritje të një fëmije, për shkak të niveleve hormonale të ngjashme me ato gjatë shtatzënisë, të shkaktuara nga prania e tumorit.

Në fakt sëmundja quhet ‘shtatzani molare’ e cila në të vërtetë nuk është shtatzëni, por një zhvillim i pazakontë qelizash që japin të njejtat simptoma si shtatzënia. Në pamje të parë është shumë e ngjashme me shtatëzanini, vetëm pas javës së 12 mund të bësh një diagnostikim me anë të ekograsifë.

Mjekët e zbuluan gabimin e tyre, dhe e transferuan Demi-n në një spital të posaçëm. Megjithatë, ajo ndërroi jetë 3 javë pasi u diagnostikua me Adenocarcinoma akute, një formë e rrallë dhe shumë agresive e tumorit që u përhap nëpër të gjithë trupin e saj.

Janë të rralla rastët që shtatzania molare të kthehet në tumorr, si në rastin e Wright