Një zog ka detyruar një avion pasagjerësh të Egypt Air të pësojë një dëmtim gjatë fluturimit, por pa rrezikuar paragjerët. Avioni i Egypt Air mbeti në tokë për 21 orë pas incidentit, deri në zëvendësimin e pjesës së dëmtuar. Me gjithë dëmtimin, avioni me 71 pasagjerë në bord mbërriti nga Kajro në Londër pa asnjë problem.
Përplasja me zogun kishte shkaktuar një shtrembërim serioz në avionin e tipit Boeing 737-800, ndërkohë që aty kishin mbetur edhe gjurmët e vetë zogut. Shpeshherë, përplasjet e zogjve me avionët janë bërë shkak për ngjarje me pasoja tragjike për jetën e njerëzve.





