Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot kryeqytetin turk të Ankarasë. Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por dyshohet për të paktën pesë të vdekur. Shkaku i shpërthimit është ende i paqartë, por dyshohet për një autobombë. Ndërkohë, mësohet se edhe disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dëshmitarët pohojnë se ngjarja ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve, në bulevardin “Ataturk”, dhe në afërsi të kompleksit të ministrive. Muajin e kaluar, një sulm me bombë në një autokolonë ushtarake në Ankara la të vrarë 28 persona dhe shumë të plagosur.