Në fakt “nami” që kanë shqiptarët nëpër botë nuk është i mirë, kjo gjë ka ardhur si pasojë e situatave të pahjashme nga ana jonë. Por duket se vrasjet, vjedhjet, rrëmbimet e kohëve të fundit i kanë acaruar edhe më shumë duke shpërndare letërnjoftime në trungjet e pemëve në zonëne e Teramos., shkruan gazeta “Shqip”.

“Hajdutë të ndyrë shqiptarë dhe rumunë, bij k… ky lajmërim është për ju!!! Shumë vjedhje dhe tentativa për vjedhje janë bërë në këtë zonë… Keni provuar të hyni në shtëpinë time, ndërsa në shumë të tjera ia keni dalë. Ju siguroj se nëse kjo do të përsëritet do të vras dhe torturoj çdo të huaj që ka ardhur të jetojë këtu.

Unë bëj roje, po ju vëzhgoj dhe kur ju nuk e prisni do t’ju vë një thes në kokë dhe do t’ju çoj në shtëpinë time një nga një dhe ju siguroj që do t’ju bëj keq, po shumë keq. Ju këshilloj juve që sapo keni ardhur në këtë lagje, të respektoni rregullat ndryshe së shpejti do t’u vëmë zjarrin shtëpive tuaja. Mbani mend se “për një paguajnë të gjithë””, përfundon mesazhi.