Kjo është historia e një çifti nga Maroku. Bëhet fjalë për Abragh Mohamed dhe bashkëshorten e tij, e cila mendohej se kishte vdekur në spital. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014 ,bashkëshortja mendohej se gjeti vdekjen pas një aksidenti të rëndë automobilistik. 

Abragh Mohamed, kishte udhëtuar për katë orë vajte-ardhje nga shtëpia deri në spitalin ku ishte e shtruar e shoqja. Në fakt mjekët kishin njoftuar se ajo mund të mos ja dilte gjatë rrugës për në kthim dhe pak më pas bashkëshorti kishte marrë telefonatën se ajo ishte ndarë nga jeta. 

Por nuk mbaron këtu, historia del në fokus dy vite më pas, ku bashkëshortja është paraqitur në një emision për njërëzit e humbur dhe ka raportuar humbjen e kontakteve me familjarët.

Ishin miqtë e Abragh Mohamed, të cilët e kanë njoftuar për t’i thënë se bashkëshortja ishte shfaqur në një emision, ku raportonte humbjet e kontakteve me familjarët.

Rrethanat ekzakte të ngjarjeve pas aksidentit janë ende të panjohura dhe mësohet se Abragh Mohamed ka varrosur një tjetër grua. Mendohet se zonja Mohamed mund të ketë pësuar humbje të kujtesës pas aksidentit.