Përfaqësuesit e biznesit turistik në Shqipëri në kushtet e marrëdhënieve të ndera midis Rusisë dhe Turqisë, kanë vendosur të tërheqin turistët rusë në resortet e tyre dhe i kanë kërkuar qeverisë së tyre t’i ndihmojë në krijimin e kushteve. Sikurse kanë njoftuar gazetarët më 11 mars 2015, përfaqësuesit e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, sipërmarrës nga Shqipëria janë të bindur se vendi i tyre ka shanse të mëdha të ngulet mirë në tregun rus të shërbimeve turistike. Shumë medie të shtypura dhe on-line të Moskës i kanë bërë jehonë këtij njoftimi. Përfaqësuesit shqiptarë të industrisë së turizmit u kanë bërë apel autoriteteve dhe u kërkuan të mendojnë për zhvillimin e suksesshëm të strategjisë dhe promovimin e turizmit shqiptar dhe të ardhurat e siguruara nga taksat t’i drejtojnë në mbështetjen e këtij sektori, shkruajnë në Moskë.
Në të njëjtën kohë, ekspertë rusë, të cilët në vitin e parë po studiojnë tregun e turizmit vendas, i konsiderojnë planet e biznesit nga Shqipëria si shumë ambicioze. Ekspertët mendojnë se aktualisht Shqipëria nuk disponon bazë hoteliere të larmishme dhe cilësore si për shembull Turqia apo Egjipti. Përveç kësaj, në këtë vend nuk është i zhvilluar pushimi sipas sistemit “all inclusive”, që shpesh zgjedhin rusët.
Megjithatë, një pjesë e fluksit turistik rus gjithsesi mund të drejtohen, në vend të Turqisë, në Shqipëri, për shkak se në këtë vend ka shumë plazhe të qeta dhe shumë të pastra, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, thotë Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë. Në të njëjtën kohë, kostoja e akomodimit në hotele është shumë më e ulët se në resortet evropiane.