Shqipëria ka indeksin e kostos së jetesës më të ulët në rajon. Kështu rezulton sipas një studimi të përditësuar edhe me të dhënat e 2016, të realizuar nga Expatistan. Nëpërmjet një harte, kemi një listë të indeksit të kostos së jetës të shumë qyteteve në botë, ku me ngjyra të ndryshme tregohet kostoja e jetesës. Me të kuqe janë shënuar qytetet më të shtrenjta, ndërsa me të gjelbër ato më të lira.

Tirana (Shqipëria) renditet e 236 sipas renditjes botërore për koston e jetesës, indeksi i së cilës është 74. Krahasuar me fqinjët rajonalë, renditet në vend të fundit, ku më e shtrenjtë jetesa është në Malin e Zi, i renditur i 188 në botë, ndjekur nga Serbia, e renditur e 204 në botë, më pas Bosnja e Hercegovina e 2018 dhe Maqedonia e 226.

Expatistan është një kalkulator i kostos së jetesës, që lejon krahasimin e kostos së jetesës në mes të qyteteve në mbarë botën, duke u bazuar në çmimet e artikujve kryesorë të konsumit të përditshëm.