Papunësia është rritur përsëri në tremujorin e fundit të 2015. Instituti i Statistikave publikoi Anketën e Forcave të Punës, ku niveli papunësisë, për moshën 15-64 vjeç, rezulton 17.7 për qind, nga 17.5 që ishte në tremujorin e mëparshëm. Papunësia më e lartë është tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, që rezultojnë me një nivel prej 32.2 për qind, gjithësesi me rënie të lehtë. Rritja e papunësië ka përfshirë si meshkujt, ashtu edhe femrat.
Nga ana tjetër, shkalla e punësimit për moshën nga 15 në 64 vjeç është 53.7%, me një rritje prej 0.4 krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Anketa e Forcave të Punës është një vrojtim statistikor tremujor që kryhet tek familjet. Objektivi kryesor i saj është të japë informacion mbi situatën e tregut të punës në vend, i cili përdoret për të hartuar politikat e tregut të punës dhe për vlerësimin e efektshmërisë së tyre. Ankteta, për tremujorin e fundit të 2015, është bërë në një kampion prej 7 328 familjesh.
Marrë nga Top Channel