Ministria e Financave ka nisur procedurat për shitjen e INSIG. Ditën e sotme, në Ministrinë e Financave janë dorëzuar ofertat e kompanive që do të marrin pjesë në tenderin për blerjen e INSIG, i nxjerrë në shitje në 100 për qind të aksioneve nga qeveria me një çmim fillestar prej 15 mln eurosh.

Kompanitë që kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në tenderin e privatizimit të kompanisë shtetërore të sigurimeve janë shtatë, ndër të cilat ka kompani shqiptare dhe të huaja. Historia e privatizimit të INSIG ka nisur që në vitin 2007, por ka dështuar disa herë.