Balkanweb shkruan se një grua rumune ia preu burrit testikulin e majtë pasi ai ia prishi festën e 8 Marsit, duke mos i dhuruar asnjë lule dhe refuzoi ta ndihmonte në punët e rënda të shtëpisë. Ngjarja ndodhi Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Vaslui, verilindje të Rumanisë.
Ionel Popa, 39 vjec mbërriti në spital në gjendje të rëndë pasi gruaja e tij, Marinela Benea, 40 vjec e sulmoi me mjetin prerës.
Testikuli i Popa varej ndërsa lëkura i ishte rrjepur e tëra. Për këtë arsye mjekët i bënë një operacion kirurgjikal për të riparuar dëmin e bërë dhe stabilizuar gjendjen e tij shëndetësore. Lidhur me incidentin, zonja Benea tha se anuk e njihte deri tani forcën që mbarte në vetvete. Ajo thotë se i shoqi mori pikërisht atë që meritonte.
‘Ionel merr një shishe verë si pagë cdo ditë në vend që të paguhet me para dhe cdo ditë vjen i dehur. Kur ai pi ndryshon. Gjithë natën e do zjarrin ndezur sepse ka ftohtë dhe nuk pranon asnjë argument kundër”.
‘Mëngjesin e 8 Marsit, i thashë të dilte të punonte ose më e pakta që mund të bënte të më ndihmonte me punët e shtëpisë. Por ai më bërtiti dhe më tha se nuk mund ti jepja atij urdhra”.
“Ndaj reagova ashtu, u sula dhe ia preva. Nuk është faji im për cfarë ndodhi dhe mendova se me pak akull do shërohej, por jo”.
Cifti kishte bashkë 15 vjet martuar dhe kanë një djalë 15 vjec.
Mjekja Aurora Popa tha se; “Pacienti u sulmua nga gruaja dhe më rrëfeu se asjo u iantos se ai nuk u dhuroi lule për 8 Mars”. Policia vijon të hetojë mbi ngjarjen që bëri bujë në mediat ndërkombëtare.