Në morinë e konkurseve të shumta të bukurisë, nga Rusia vjen një tjetër risi ku sporti është protagonist. Në vendin e ftohtë kërkojnë të reklamojnë sa më shumë bukurinë femërore dhe në këtë mënyrë, kanë arritur të ideojnë një konkurs të veçantë.

Bëhet fjalë për “Miss Cheerleader” ose thënë në shqip, femrën më të bukur nxitëse të tifozëve. Vajzat e interesuara kanë mundësinë të regjistrohen por duhet të plotësojnë një kusht thelbësor, ato duhet të jenë pjesë e një klubi ku performojnë për të mbajtur sa më lart entuziazmin e tifozëve.