Një sherr banal ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku dy tregtare janë zënë me njëra-tjetrën jo vetëm me fjalë, por edhe fizikisht, kjo për shkak të vendit në të cilën ato kryenin aktivitetin e tyre.

Ajo që të bie në sy në video e bërë publike në “Jeta Osh Qef”është policia bashkiake, e cila kalon aty pranë, shikon sherrin mes tyre dhe vazhdon rrugën, sikur dy tregtarët të ishin duke u përqafuar dhe jo duke u zënë. Gruaja që mban një shami në kokë, e ka kapur nga bluza tregtaren tjetër dhe e ka quajtur atë “qorre”. Për më tepër ndiqni videon.